Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku pyet për inspektime, Ëngjëll Agaçi: S’kam dijeni, ndërhyn Anila Denaj

2022/02/22 at 4:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku pyet për inspektime, Ëngjëll Agaçi: S’kam dijeni, ndërhyn Anila Denaj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi të përgjigjet për një inspektim financiar të urdhëruar nga Ministria e Financave.


Ëngjëll Agaçi deklaroi se nuk ka dijeni dhe nuk e ka parë asnjëherë më parë këtë vendim.

Më pas ka ndërhyrë ish-ministrja e Financave Anila Denaj e cila është njëherazi anëtare e këtij komisioni kërkoi nga kryetarja e Komisionit që dokumenti të vihet në dispozicion të të gjithë anëtarëve për transparencë.

Pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Sipas udhëzimit të ministrit, thuhet që inspektimi financiar fillon pasi bazohen në dyshime të keqmenaxhimin.  Bazuar mbi ekzistencën  e dyshimit për elementë të keqmenaxhimit, vendos që do duhet të fillojë inspektimi për shoqërinë albteg, për degën e thesarit Tiranë, për drejtorinë e koncesioneve në MF dhe ministrinë e Ekonomisë…Ky vendim për inspektim financiar i ministrit të financave , na bënë të mendojmë që ministri dhe kryeministri e kanë ditur me kohë që kontrata koncesionare e Elbasanit ka pasur këto vepra, ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për keqmenaxhim financiar. A ka pasur sekretari dijeni për këtë vendim, a ka pasur dijeni kryeministri që ka filluar një inspektim financiar për këtë kontratë koncesionare. Ne jemi njoftuar se Qeveria paska qenë në dijeni për korrupsion të nivelit të lartë. Ne marrim vesh që qeveria shqiptare ka pasur dijeni për këto vepra , pra ne kuptojmë se qeveria e dinte një vite e gjysmë më parë se çfarë ka ndodhur me kontratën e Elbasanit.

Ermonela Felaj: Ajo që më ra në vesh. Ju folët për një vendim të ministrisë së financave. Ministrat nxjerrin vetëm urdhra nuk marrin vendime. Kushtetuta nuk i jep të drejtë ministrave të marrin vendime. Vendosja në dispozicion zotit Agaçi që të marrësh një përgjigje.

Ëngjëll Agaçi: Duhet të shoh aktin të cilit ju i referoheni. Nëse kam pasur dijeni do ju them po, nëse nuk kam pasur dijeni do ju them jo.

Jorida Tabaku: Po ju them që ka një vendim të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së financave për fillimin e një inspektimi. Ai është zyrtari më i lartë autorizues. Zoti Arjan Kraja është përgjegjës për çështjet financiare. Unë këtu kam edhe ligjin ku është baza për fillimin e financimit. Ju e dini që inspektimi financiar fillon pas një hetimi që kryhet. E merrni dokumentin sapo të printohet. A keni dijeni që ka nisur një inspektim i tillë financiar?

Ëngjëll Agaçi: Kur të shoh aktin do jap edhe përgjigje për atë që shkresë që ju referoheni. Në shtetin shqiptar ndodhin me mijëra procedura dhe shkresa. Kjo nuk do të thotë që sekretari i përgjithshëm të dijë gjithçka. Jam në maksimumin e disponibilitetit. Jam shumë falenderues që m’u dha një mundësi për të sqaruar të gjitha gënjeshtrat në emrin tim.

Jorida Tabaku: Unë besoj që është shumë e rëndësishme për hir të transparencës. Tani janë kthyer në akuzë penale nga organi i akuzës. Do presim dy minuta sa të vijë shkresa.

Helidon Bushati: Bushati: Gjatë parashtrimeve tuaja u munduat të parashtronit një drejtues public me disa kompetenca. Fama ju paraprin. Nuk jeni aq i padukshëm në administratën publike. Unë po i referohem përsëri asaj.

Jorida Tabaku: A keni dijeni ju për këtë inspektim financiar për Inceneratorin e Elbasait?

Ëngjëll Agaçi: Pasi e pashë këtë vendim, shpresoj që memoria të mos më gënjejë por në dijeninë time jo

Jorida Tabaku: Është hera e parë që e shikoni? Konsiderohet këtu që flasim për korrupsion dhe vepra të rënda.  Sekretari i përgjithshëm i qeverisë ndjek shqyrtimin dhe procesin e vendimmarrjes së këshillit të ministrave. Kjo është e sanksionuar.

Jorida Tabaku: Ju nuk keni pasur dijeni që një inspektim financiar?

Anila Denaj: Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit. Aty do shikoni që ka elementë për të cilët duam të diskutojmë. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon indipendencën e një trupe.

Jorida Tabaku: Edhe unë i bashkohem thirrjes suaj. Vendosni raportin financiar. E kemi kërkuar por qeveria nuk e ka sjellë.

 



Ju sugjerojmë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
Para
Nord Stream 2/ Rusia: Mirë se vini në një botë ku gazi do kushtojë 2000 €

Nord Stream 2/ Rusia: Mirë se vini në një botë ku gazi do kushtojë 2000 €

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, dy të plagosur, dërgohen në spital

A ka lobuar Arben Ahmetaj për Inceneratorin e Elbasanit? Agaçi: Jo asnjëherë

A ka lobuar Arben Ahmetaj për Inceneratorin e Elbasanit? Agaçi: Jo asnjëherë
















TE FUNDIT

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
27 Maj, 2025

Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka shkruar një faqeje në Facebook, që ofronte takime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com