Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku përplaset me Ibrahimaj: A je e paaftë apo arrogante? Fol me shifra jo me foto

2023/03/30 at 12:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku përplaset me Ibrahimaj: A je e paaftë apo arrogante? Fol me shifra jo me foto

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka thirrur këtë të enjte në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë,  ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.


Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku solli në vëmendje procesin e rindërtimit nga tërmeti duke thënë se përfundimi i këtij procesi është gënjeshtër.

“Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 miliardë lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit,” – deklaroi Tabaku, ndërsa ngriti pyetje për shpenzimet e procesit.

Ndërkaq, me një foto në dorë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tregoi ndryshimet që janë bërë në Thumanë para dhe pas tërmetit.

Tabaku reagoi ashpër duke mos i kursyer as ironitë, lidhur edhe me deklaratën e bërë nga ministrja, kur tha se nuk morën kredi të butë pasi pas tërmetit u bënë gati për pandeminë.

Tabaku tha se ministrja ka aftësi edhe të parashikojë se çfarë ndodh se cilat janë gjëmat që do ndodhin në vijim.

Deputetja madje e cilësoi ministren arrogante dhe të paaftë.

“Shpresoj që të ketë qenë një lapsus ai i ministres, dhe shpresoj të mos i ndodh gjë këtij vendi, por ministrja është kaq largpamëse sa parashikon dhe shumë gjëma që mund të ndodhin në vijim. Ministrat flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi.

Si mund t’i përgjigjet një pyetjeje sasa kushton, me një fotografi? Si mundet dikush që duhet të mbajë përgjegjësinë për buxhetin e shtetit, të sillen të gjithë si piktorë? A kemi shtetar apo jo? Arroganca dhe paaftësia nuk mund të jenë arsye që të abuzojmë me buxhetin e shtetit dhe për qëllime elektorale. Kjo ka ndodhur edhe me procesin e rindërtimit.

Nga Laçi më thanë se qytetarët që nuk kishin votuar për PS nuk janë dëmshpërblyer pas tërmetit.

Pyes sa ka kushtuar procesi i rindërtimit  dhe thotë se i çuam në hotele me 5 yje? Kë duhet të pyes unë?

Si ka mundësi që është tenderuar 1.2 mld euro ndërkohë që siç tha ministrja janë paguar dhe shpenzuar rreth 700 mln euro… unë thash 400,  po qënka dhe më e lartë.  Kush mban përgjegjësi që ka hapur tendera dhe ka proceduar kur fondet nuk kanë qenë në buxhetin e shtetit?

Nga vendosja e kritereve për tenderat e rindërtimit, kanë përfituar vetëm 11 kompani. A ke keni ndonjë lidhje me ato kompani që kanë përfituar? A ka lidhje ish zv.kryeministri me ato kompani? Kjo ka ndodhur këtu, keni përdorur fatkeqësinë për biznes.

Pati mundësi të parashikojë pandemisë dhe të thotë që pas tërmetit u desh të pëgatiteshim për pandeminë dhe ndaj si morëm kreditë e buta, ku e dije se do vinte pandemia?!

Abuzim me procesin e rindërtimit… është duke kushtuar dy herë më shtrenjtë se vlera reale e atyre projekteve. Raporti i OSBE/ODIHR por dhe raporte të tjera kanë thënë se është përdorur për arsye elektorale… kush mban përgjegjësi për bërjen biznes, për kërkimin e votës për jetën e shqiptarëve?

Duhet të kesh kurajo të vish këtu dhe të thuash që ‘po procesi i rindërtimit kushton 43 mln për 2023, nevoja tha është 42 mld lekë’. Por e dini sa ka llogaritur programi buxhetor afatmesëm? 0! E dini sa ka llogaritur buxheti i shtetit? 5 mld lekë!

A je e paaftë po je arrogante nuk e di?! Atëherë ku do i gjesh këto para?!”, tha Tabaku.

Etiketa: ibrahimajkuvendtabaku


Ju sugjerojmë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
Rama premtoi rritje pagash para zgjedhjeve, Celibashi: Ja çfarë përcakton ligji

Rama premtoi rritje pagash para zgjedhjeve, Celibashi: Ja çfarë përcakton ligji

Zbulohen mbi 2000 fidanë kanabisi në Velipojë, arrestohet i dyshuari kryesor

Zbulohen mbi 2000 fidanë kanabisi në Velipojë, arrestohet i dyshuari kryesor

“4 të vrarë në 4 ditë”, Berisha në parlament: Motoja juaj “kokën njëri-tjetrit”

"4 të vrarë në 4 ditë", Berisha në parlament: Motoja juaj "kokën njëri-tjetrit"
















TE FUNDIT

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
13 Qershor, 2026

Dashi Do ndiheni mjaft mirë pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni...

Lexo më shumë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}