Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku paraqet amendament për mbështetjen e industrisë fason dhe produkteve “Made in Albania”: Ky sektor është në krizë

2024/12/03 at 6:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tabaku paraqet amendament për mbështetjen e industrisë fason dhe produkteve “Made in Albania”: Ky sektor është në krizë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një fjale të mbajtur në Kuvend, ka prezantuar një amendament që synon mbështetjen e industrisë fason dhe promovimin e produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.


Tabaku theksoi se industria fason është një sektor kyç për ekonominë shqiptare, duke punësuar mbi 70 mijë qytetarë, por aktualisht ndodhet në një krizë të thellë për shkak të politikave të gabuara qeveritare dhe zhvlerësimit të euros.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, eksportet e industrisë fason kanë pësuar një rënie drastike prej 23% gjatë vitit të fundit, ndërsa vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024 janë shuar mbi 3,000 vende pune. Tabaku nënvizoi se këto shifra janë një alarm i qartë për rrezikun që i kanoset jo vetëm këtij sektori, por edhe ekonomisë së vendit në tërësi.

” Çfarë do të eksportojmë ne në tregjet e Europës? Bujqësinë e kemi mbytur, ndërsa industrinë fason po e shkatërrojnë me politika të papërgjegjshme. Ndihma për këtë sektor është një detyrim për qeverinë, sepse këtu nuk flasim vetëm për shifra, por për jetën e 70 mijë familjeve shqiptare, ” tha Tabaku.

Në fjalën e saj, Tabaku propozoi:

  1. Subvencione për industrinë fason për të kompensuar humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros dhe për të rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
  2. Fonde për transformimin e produkteve nga gjysmë të gatshme në produkte tërësisht të gatshme, duke krijuar marka të njohura “Made in Albania”.
  3. Mbështetje për certifikimin dhe standardizimin e produkteve shqiptare sipas kërkesave të tregut të BE-së.
  4. Investime në trajnime dhe teknologji për të përgatitur industrinë për sfidat e integrimit europian.

Tabaku kritikoi ashpër qasjen e qeverisë, duke e cilësuar atë si të paefektshme dhe të papërgjegjshme. ” Qeveria flet për ngrirjen e tatim-fitimit, por kjo nuk ndihmon një sektor që aktualisht nuk ka fitim. Bizneset kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, jo për masa simbolike që nuk ndryshojnë realitetin e tyre, ” tha ajo.

Deputetja e PD paralajmëroi gjithashtu për mungesën e transparencës në proceset që lidhen me tarifat dhe marrëveshjet tregtare. Ajo theksoi se bizneset shqiptare që eksportojnë në BE përballen me barriera të njëjta tarifore si Kina, duke i bërë produktet shqiptare më pak konkurruese.

Tabaku u shpreh optimiste se përmes masave konkrete, industria fason mund të rikthehet si një shtyllë e fortë e eksporteve shqiptare. ” Ky proces integrimi duhet të shërbejë si një mundësi për të transformuar ekonominë tonë. Ne duhet t’i ndihmojmë këto biznese të kalojnë në një nivel tjetër, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare ,” përfundoi ajo.

Fjala e Plotë:

Politikat e Gabuara të Qeverisë po Shkatërrojnë Ekonominë dhe Jetën e Shqiptarëve

Pak orë më parë, Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike, dhe bizneset shqiptare nuk kanë besim në ekonominë e vendit. Këtu bëhet fjalë veçanërisht për sektorin e industrisë, i cili ka shënuar një rënie në besimin ndaj ekonomisë. Ky “prosperitet i madh ekonomik” dhe “arritje e madhe e buxhetit” nuk ndihet nga askush. Nuk e ndiejnë as bizneset dhe as qytetarët.

Fuqia blerëse e shqiptarëve, që kanë pagën më të ulët në rajon, është sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur të fundit në rajon. Shqiptarët mbeten ndër më të varfërit dhe më të pambrojturit. Kriza ekonomike ka përfshirë shumë sektorë. U diskutua për bujqësinë si një sektor nënfinancuar, por gjithashtu një nga sektorët më të goditur nga zhvlerësimi i euros është sektori i fasonerisë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, eksportet e industrisë fason kanë pësuar një rënie drastike prej 23% në vitin e fundit, duke zbritur në 55.41 miliardë lekë nga 68.1 miliardë lekë një vit më parë. Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024, janë shkurtuar 3,000 vende pune në fabrikat e fasonerisë, nga Shkodra në Laç e deri në Gramsh dhe Bilisht. Ky është një sinjal alarmi për një sektor që jo vetëm mban me bukë mbi 70 mijë familje shqiptare, por është edhe motor i eksporteve tona.

Zhvlerësimi i euros dhe rënia e fuqisë konkurruese të produkteve tona po shkatërron këtë sektor. Pavarësisht zhvlerësimit të euros me 40%, bilanci tregtar i vendit nuk ka njohur përmirësim. Përkundrazi, produktet ushqimore që importojmë blihen 20-40% më shtrenjtë, një kosto që rëndon drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, zhvlerësimi i euros ka dëmtuar rëndë konkurrueshmërinë e produkteve tona, duke i bërë ato më të shtrenjta dhe më pak atraktive për tregjet ndërkombëtare.

Cilat janë masat që merr qeveria? Ajo u thotë këtyre bizneseve se do të ngrijë tatimin mbi fitimin. Por çfarë sensi ka të ngrijë tatimi mbi fitimin kur nuk ekziston?! Gjithsesi, me kolegë të mazhorancës kam diskutuar dhe kemi rënë dakord për disa problematika. Në fakt, shqetësimi më i madh për këto industri është mungesa e përgatitjes për tregun europian. Kjo është përgjegjësi e qeverisë, e cila duhet të investojë dhe t’i ndihmojë këto biznese që nga produkte gjysmë të gatshme të konvertohen në produkte plotësisht të gatshme, për të dalë në tregjet e BE-së me markën “Made in Albania”.

Çfarë do të eksportojmë ne në tregjet e Europës? Bujqësinë e kemi shkatërruar, dhe produktet e saj i hedhim në rrugë. Po ashtu, industrinë fason po e shkatërrojnë, duke lënë punonjësit pa punë. Bizneset mbyllen, dhe çfarë po eksportojnë sot shqiptarët? A e dini se bizneset shqiptare që prodhojnë produkte “Made in Albania” paguajnë tarifa të njëjta me Kinën? A e dini se mungesa e transparencës në këtë proces ka shkaktuar një krizë besimi te bizneset?

E kam të qartë që procesi i integrimit do të transformojë ekonominë tonë. Ne duhet të rimodelohemi, duke u përshtatur me tregun dhe duke e rikonceptuar ekonominë. Por nga ana tjetër, një industri e tillë që punëson kaq shumë njerëz duhet ndihmuar. Duhet të vendoset një formë garancie dhe subvencioni për t’i ndihmuar bizneset të investojnë. Jo të shpikim “ngrirjen e tatim-fitimit” kur ai nuk ekziston. Kjo është ndihma që u duhet 70 mijë familjeve shqiptare, të cilat mund të mbeten pa punë. Punonjësit e këtij sektori kanë paga minimale dhe janë ndër më të varfrit. Ndaj, ndërhyrja për t’i ndihmuar është urgjente.

Vendimi për rritjen e pagës minimale ka goditur këtë sektor si biznes, por edhe punonjësit e tij. Kur qeveria thotë se ka rritur pagën minimale, kjo nuk i kushton asgjë asaj, përkundrazi, ajo fiton më shumë nga kontributet. Ndërkohë, bizneset dhe punonjësit e tyre mbajnë barrën më të rëndë.

Mbështetja për këtë sektor që ndodhet në krizë, si dhe për bujqësinë, është jetike. Një vend që pretendon se ka hapur negociatat dhe premton integrim, duhet të ndihmojë dhe subvencionojë bizneset shqiptare. Në buxhetin e shtetit nuk ka asnjë lek të dedikuar për këtë qëllim. A e dini çfarë propozon qeveria për bizneset shqiptare? Panaire! Një koncept arkaik dhe pa asnjë vlerë reale.

Industria fason, industria në përgjithësi dhe bujqësia janë pasqyra më e mirë e ekonomisë shqiptare: rënie dhe katastrofë. Kushdo që jeton me të ardhura nga këto sektorë është në mëshirë të fatit.



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
Bota

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

17 Maj, 2025 9:07 am
Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
Aktualitet

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

17 Maj, 2025 8:54 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 8:35 am
Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
Aktualitet

Video me momentet nga Samiti/ Rama: Një ditë historike e Europës në Shqipëri

17 Maj, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 17 Maj 2025

17 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 17 maj 2025

17 Maj, 2025 8:04 am
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Para
Vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen në protestën e radhës te “Fan Noli”

Vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen në protestën e radhës te “Fan Noli”

Pastiçierët krijojnë ndërtesat simbol të Nju Jorkut me biskotat e Krishtlindjes

Pastiçierët krijojnë ndërtesat simbol të Nju Jorkut me biskotat e Krishtlindjes

Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër

Miratohet buxheti për 2025, 75 vota pro dhe 24 kundër
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet. Siç raporton Klan News, numri total...

Lexo më shumë

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
17 Maj, 2025

Kryeministri Rama, pret në një takim Presidentin francez Emmanuel Macron. Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në...

Lexo më shumë

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
17 Maj, 2025

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedohet më tej. Ishte një...

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
17 Maj, 2025

Samiti i "Komunitetit Politik Europian" të premten në mbrëmje përfundoi sipas planit pa vendime. Eshtë hera e gjashtë, që 47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com