Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku nxjerr dokumentin: Bashkia po merr 30 mln euro borxh për teatrin

2020/05/28 at 11:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro buxhetit

Bashkia e Tiranës do të marrë 30 milionë euro hua për të financuar ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar sot një letër të Bashkisë së Tiranës ku i kërkohet kryeministrit Rama të marrë në konsideratë kërkesën e Bashkisë për hua pranë Bankës Europiane të Investimeve.


Sipas Tabakut, në një kohë krize të thellë, kryebashkiaku do të shtojë më shumë borxhin e shqiptarëve. Ajo shton se Veliaj është “njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore”.

Reagimi i Jorida Tabakut

Si hajdutë e prishën teatrin në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike. Paftyrësia e një rregjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe parà në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë. Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo menorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa i vjedhin, varfërojnë shqiptarët dhe i zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë. Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës. Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar. Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë. I mbyllin shqiptarët në shtëpi, u heqin lirinë e dinjitetin pastaj u marrim çdo gjë duke i rënduar më tej me taksa. Mos i kërkoni turp hajdutit aq më pak Veliajt dhe Ramës që turpin e kanë ngrënë me bukë prej kohësh! Të dy meritojnë të hetohen por më së pari të frenohen për këtë çmenduri që po veprojnë, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit. Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre! Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Tiranës se sa të çojmë përpara drejtësisë kryebashkikun Veliaj që vrau historinë e qytetit. Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla. U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhën pjesë e aferës kriminale. Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëginisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund tua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Donald Trump, “politikani i murit” që nuk di të tërhiqet

U përplas me Twitterin, Trump kërcënon të mbyllë rrjetet sociale

Borchardt: Zgjedhorja të mbyllet më 31 maj, dialogu për sistemin të vijojë

Borchardt: Zgjedhorja të mbyllet më 31 maj, dialogu për sistemin të vijojë

Këto thashetheme për Kate Middleton, detyruan Pallatin Mbretëror të reagojë
















TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com