Kryesore

Tabaku kërkon dëgjesë me financat: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 24/01/22 |
Opi Nion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesinë të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara.

Jorida Tabaku solli si shembull taksat e rritura ketë vit për fermerët. “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!

Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndikojnë në varfërimin e mëtejshëm. Së fundi, llogaritet se 51% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik varfërie dhe përjashtimi social.

Pas