Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Biznesi i vogël është humbësi më i madh me Ramën kryeministër

2020/10/18 at 1:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Biznesi i vogël është humbësi më i madh me Ramën kryeministër

Përfaqësuesja e Partisë Demokrtaike Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se i ka rritur taksat dhe tarifat vendore biznesit të vogël. Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se biznesi i vogël është humbësi më i madh me Ramën kryeministër.

“Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë, pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore”.

Ish-deputetja demokrate thotë se në një kohë kur sipas saj biznesi i vogël nuk përballon dot kostot mujore, ata janë objekt i sulmit të taksidarëve me gjoba për t’ua dhënë oligarkëve.

“Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon. Si në qendër të Tiranës dhe në periferi situata është e njëjtë, qeveria me një tufe taksidaresh sulet për të marrë nga biznesi vogël atë që ia fal miqve e oligarkëve. Biznese në kulm të dëshpërimit që nuk mbulojnë dot kostot mujore, që nuk paguajnë dot qeranë që përditë janë objekt sulmi të taksidareve e që vetëm një kontakt kanë me shtetin atëherë kur i vendos gjoba”.

Duke e konsideruar biznesin si shtyllën e zhvillimit, Tabaku thotë se PD-ja kur të vijë në pushtet, do të vendosë vetëm një taksë prej 0,5% për mbi 100 mijë biznese.

“Biznesi vogël duhet të jetë shtylla e zhvillimit, duhet të mbështetet e jo të sulmohet, dhe nuk ka asnjë premtim elektoral qe e zhbën koston që Rama dhe Veliaj kanë sjellë në kurrizin e tyre!

PD do të vendosë BV në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës.

Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qeveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
Aktualitet

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

22 Qershor, 2025 11:09 am
Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
Bota

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

22 Qershor, 2025 11:01 am
Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
Aktualitet

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

22 Qershor, 2025 10:51 am
Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
Aktualitet

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

22 Qershor, 2025 10:38 am
‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB

22 Qershor, 2025 10:19 am
Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Para
Me 30 emigratë të paligjshëm në furgon, 25-vjeçari tenton t’i ikë policisë

Me 30 emigratë të paligjshëm në furgon, 25-vjeçari tenton t'i ikë policisë

Ndahet nga jeta trajneri i mirënjohur i atletikës, Vildan Tufi

Ndahet nga jeta trajneri i mirënjohur i atletikës, Vildan Tufi

Ministri Klosi i përgjigjet PD: Inceneratori i Fierit mbaron në dhjetor

Ministri Klosi i përgjigjet PD: Inceneratori i Fierit mbaron në dhjetor

TE FUNDIT

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit ka reaguar Ambasada amerikane në Shqipëri. Ambasada e SHBA...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
22 Qershor, 2025

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane. Ajo bëri...

Lexo më shumë

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm një zjarr i përmasave të konsiderushme ka përfshirë zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot....

Lexo më shumë

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
22 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, në Fier 1000 bimë narkotike kanabis. Nga ana tjetër, policia sekuestroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com