Politikë

Tabaku: 30% shkollave nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 20/09/20 |
Opi Nion

Ish-deputetja Jorida Tabaku shprehet se raporti i fundit i UNICEF është një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie.

Ish-deputetja thotë se situata është mjaftë e rëndë pasi këto kushte janë në një momen kur Shqipëria vijon të përballet me pandeminë COVID-19.

Tabaku thekson se “veç kushteve hijeno-sanitare,Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimjt të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar.”

Reagimi

Raporti i fundit i UNICEF një këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare!

Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie.
Keto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi të dhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria. Situata bëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia.

Veç kushteve higjeno sanitare,Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa I takon përdorimjt të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar.

Gjendja e shkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e qartë e keqqeverisjes dhe rrënimit të çdo institucioni shtetëror. Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit.

Këto fakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor.

Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend.

Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmë do të jenë në arsim dhe shëndetësi./ Opinion.al

Pas