Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: 200 mln euro të shpenzuara në teknologji, qeveria ka dështuar

2022/09/20 at 12:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: 200 mln euro të shpenzuara në teknologji, qeveria ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me nismën për Qytetet Inteligjente.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku tha se nëpërmjet kësaj nisme do të rriten investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe se do të modernizohet më tej jeta dhe qytetet tona përmes teknologjisë.

Tabaku tha se edhe pse janë investuar 200 milion euro në fushën e teknologjisë, strategjia e qeverisë ka dështuar duke rrezikuar sigurinë kombëtare.

Sipas saj, nisma duhet të shihet si një hap i rëndësishëm jo vetëm për të shtyrë përpara investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë por edhe për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.

“Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Smart Cities (Qytetet Inteligjente). Një nismë tejet interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet tona përmes teknologjisë. Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje. Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), web 3 e me radhë. Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një “lopë koncesionare” apo si një hambar për t’u tenderuar. Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen. Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik”, u shpreh Tabaku./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Vrau dy motrat në Tiranë, dënohet me burg përjetë Përparim Ademin

Vrau dy motrat në Tiranë, dënohet me burg përjetë Përparim Ademin

Tensionet me Greqinë/Erdogan kundër SHBA: Ne na vendosni sanksione, Athinën e mbështesni

Tensionet me Greqinë/Erdogan kundër SHBA: Ne na vendosni sanksione, Athinën e mbështesni

Tentoi të vrasë me armë zjarri 47-vjeçarin, arrestohet i dënuari me 13 vite burg

Tentoi të vrasë me armë zjarri 47-vjeçarin, arrestohet i dënuari me 13 vite burg

TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com