Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur këtë të mërkurë një protestë që do të mbahet në orën 17:30 në kryeqytet.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar përmes një postimi në “Facebook” që shqiptarët të dalin të gjithë në shesh kundër “vandalizmit të Edi Ramës”. Ai bën përgjegjës kryeministrin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe shtoi se Evropa e krahasoi atë me Adolf Hitlerin dhe Enver Hoxhën.
“Shqiptaret sot ne ora 17:30 te gjithe ne kembe! Kunder Edvinit, vandalizmin e te cilit Europa e krahasoi me ate te Adolf Hitlerit dhe Enver Hoxhes! Ta shporrim ta shporrim narkodiktatorin!”– shkruan Berisha. /Opinion.al