Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

2018/01/17 at 8:57 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

nga Alexandra Borchardt


OXFORD – Në debatin mbi të ardhmen e gazetarisë, “lajmet e rreme” janë vënë në qendër të vëmendjes, me artikuj ku spikat një president amerikan që vetëm shfryn, “bot”-et ruse të komunikimit, dhe tradhëti e dredhi që konkurrojnë për vëmendje publike. Por, në një epokë të rënies së fitimeve dhe tkurrjes së audiencës, a janë vërtetë lajmet e rreme, rreziku më i madh që i kanoset medias tradicionale?

Në një mjedis lajmesh, gjithmonë të prirur për sensacion, mund të jetë e vështirë të ndash faktet nga përmbajtja qëllimisht e fabrikuar apo shtrembëruar, dhe që përhapet në mediat sociale. Përhapja e “bot”-eve – programe kompjuterike që përhapin disinformim në mënyrë automatike – i ka bërë edhe më të paqarta këto vija ndarëse. Dhe teksa metodat e manipulimit shumëfishohen, problemi me gjasë vetëm do të përkeqësohet.

E megjithatë, fokusimi pothuaj konstant tek lajmet e rreme, ka shpërqëndruar shumëkënd në industri, duke ua larguar vëmendjen nga sfidat serioze me të cilat përballet gazetaria profesionale. Gërryerja e modeleve të biznesit dhe rritja e varësisë prej shpërndarësve digjitalë si Facebook dhe Google, ua ka lidhur duart organizatave të mediave dhe ua ka reduktuar shumë fitimet. Më keq, audiencat nuk e besojnë më informacionin që u jepet. Kjo gjë sugjeron se problemi është më i madh se lajmet e rreme.

Në fakt, organziata të mëdha tradicionale mediatike, janë ende shumë përpara mediave sociale, si burime të besueshme. “Raporti i Lajmeve Digjitale” i hartuar nga Instituti i Reuters për Studime të Gazetarisë, zbuloi se 40 përqind e konsumatorëve të lajmeve thonë që organizatat e mëdha të mediave – “The New York Times”, për shembull – arrijnë të dallojnë me saktësi faktet nga sajesat. Për mediat sociale, kjo përqindje është vetëm 24.

Por, nga ana tjetër, kjo nënkupton që 60 % e konsumatorëve të lajmeve mendojnë se mediat tracionale janë të shkujdesura me faktet. Thjesht kjo statistikë duhet të jetë shkak për t’u shqetësuar fort, për të gjithë në këtë industri.

Sipas raportit – i cili vëzhgoi 70 mijë përdorues të internetit në 36 vende – 29% e atyre që u përgjigjën thanë se i shmangnin fare lajmet. Për shumë prej tyre, kjo ndodhte, ose për shkak se preferenca e prodhuesve të lajmeve, për përmbajtje negative ua përkeqësonte gjendjen shpirtërore, ose për shkak se i shihnin lajmet si politikisht të anshme dhe si pasojë, të pabesueshme.

Pa besim, nuk ka audiencë; dhe pa audiencë, nuk ka biznes. Nëse rezultatet e studimit janë tregues të një tendence më të gjerë, atëherë një prej kolonave më të rëndësishme të demokracisë në botë – një media e lirë dhe e hapur – është në rrezik.

Ndoshta kjo nuk duhet të na habisë. Në epokën digjitale, mangësitë e besimit kanë prekur shumicën e institucioneve të mëdha, që nga partitë politike dhe kompanitë, deri tek organizatat fetare dhe universitetet.

Ky mund të jetë rezultat i qytetarëve më të informuar dhe kritikë; ose, me më shumë gjasë, mund të jetë reagim ndaj të ndjerit të “përmbytur” dhe të pafuqishëm, në një botë komplekse.

Por ajo që ka ndryshuar për mediat e mëdha është se, falë mediave sociale, ato nuk kanë më monopolin për të detyruar të pushtetshmit të japin llogari. Përkundrazi, ato tashmë identifikohen me të pushtetshmit – pjesë e elitës media-biznes-politikë, e divorcuar nga shqetësimet e njerëzve të zakonshëm. Pasi është shndërruar në shënjestër të zemërimit popullor, gazetaria do të duhet që “të shkëputet”, për të rifituar besueshmërinë dhe rikthyer besimin e audiencës.

Për këtë qëllim, organizatat e medias duhet të ndërmarrin të paktën gjashtë hapa. Si fillim, mediat e mëdha duhet të vendosin agjendat e tyre, në vend që të çojnë dëm burimet, duke ndjekur agjendat e tjetërkujt. Hetimet ndërkombëtare të Panama Papers dhe Paradise Papers janë shembuj brilantë të gazetarisë, që është relevante dhe interesante – dy kritere themelore që duhet të ketë raportimi i gazetarit.

Së dyti, gazetarët kanë një përgjegjësi ndaj audiencave të tyre, që të analizojnë atë që aktorët e pushtetshëm bëjnë, në vend që të analizojnë ato që ata thonë. Margaret Sullivan e “The Washington Post”, vëren me të dretë se mbulimi mediatik i presidentit Trump është fokusuar në fjalët e tij, dhe jo në politikat e tij.

Së treti, mediat duhet të bëhen dëgjuese më të mira. Dallimi gazetaresk mes “raportimit” dhe “raportimit nga terreni” nxjerr në pah realitetin që, një pjesë e mirë e stafit të redaksive, nuk largohen kurrë nga tryezat e tyre. Gazetarët nuk e bëjnë domosdoshmërisht se duan këtë; shumë janë të ngjitur pas ekraneve, sepse kompanive u mungojnë burimet, apo sepse kompanitë mediatike i detyrojnë të ndjekin dhe raportojnë bazuar në postime në Twitter. Në një farë kuptimi, sjellja e gazetarëve është thjeshtë simptomë e një patologjie editoriale.

Së katërti, organizatat e medias duhet të angazhojnë audiencat – t’u flasin direkt, jo nga lart poshtë. Shumë shpesh, cikli i lajmeve shtyhet përpara prej supozimit mbi atë që shikuesi apo lexuesi mund të dojë, dhe jo asaj që do vërtetë. Diversiteti në redaksi është jetik për të zgjeruar rëndësinë e asaj që raportohet.

Së pesti, në nxitimin për të eksperimentuar me forma të reja të raportimit, disa kompani mediatike po harrojnë misionin e tyre. Gazeta e revista duhet të heqin dorë nga projekte të kushtueshëm e plot bujë, nëse këta bëjnë shumë pak për të çuar përpara kuptimin e audiencës për një lajm.

Së fundi, rindërtimi i besimit do të kërkojë një definicion të ri për vetë lajmin. Kur audiencat ndjehen të përmbytura prej informacionit dhe kompleksitetit, reagimi mund të jetë që të shkëputen fare. Media duhet t’u japë njerëzve një arsye për t’u rikthyer. (Një shembull: lajmet pozitive janë shumë të nënvlerësuar në mjedisin e sotëm mediatik).

Nëse mediat tradicionale lejojnë që të përcaktohen prej debatit mbi lajmet e rreme, edhe ato vetë do të jenë të përmbytura. Sa kohë që kompanitë e mediave sociale optimizohen për të rritur të ardhurat nga reklamat, algoritmet e tyre do të kenë prirjen të shpërblejnë ekstremet, dhe organizatat mediatike do të harxhojnë burime të vlefshme duke luftuar disinformimin.

Një qasje më e mirë do të ishte të bëheshin lajmet më pak të mërzitshme. Kompanitë mediatike me reputacion gjithmonë janë përpjekur të kapitalizojnë mbi faktet: scoop-i, intervista ekskluzive, investigimi. E vërteta, ashtu si besimi është një mall. E ardhmja e industrisë varet nga ajo, se sa e mirë do të bëhet për ta prodhuar atë.

Bota.al – Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2018. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate –Making Journalism Great Again

Etiketa: gazetarineperserite madhe


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ish- miss Shqipëria e pranon: Jam gati për një film erotik

Ish- miss Shqipëria e pranon: Jam gati për një film erotik

Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ish-kryeministri i Kosovës vazhdon trajtimin në Gjermani

Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ish-kryeministri i Kosovës vazhdon trajtimin në Gjermani

Kur ura e paligjshme të bllokon pamjen nga dritarja e shtëpisë

Kur ura e paligjshme të bllokon pamjen nga dritarja e shtëpisë
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com