Sipas studiuesve, njeriu ka një sy të tretë i cili në fakt është gjëndra pineale, që mendohet se ka fuqi mistike dhe që konsiderohet syri shpirtëror apo vizioni i brendshëm.
Gjëndra pineale besohet se është një ‘organ i fjetur’ i cili mund të ‘zgjohet’ nga shkencëtarët për të aktivizuar komunikimin telepatik.
Syri i tretë, sipas studiuesve, është një portë e cila e drejton të brendshmen dhe vetëdijen. Në epokat e lashta, syri i tretë simbolizonte një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thella shpirtërore personale dhe psikologjike.
Syri i tretë është i lidhur zakonisht me vizionet, mendimet dhe pamjet që i shohim sapo mbyllim sytë.
Nga ana fizike, syri i tretë i dërgon imazhet që i observojmë trurit, duke ia interpretuar dhe kthyer në formën më të përsosur.
Kjo gjendet në qendrën gjeometrike të trurit dhe ka madhësinë e një kokrre bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit si një ‘shpellë’ e vogël dhe mbi gjëndrën ‘pituitary’ e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve dhe e lidhur me barkushen e tretë.
Kjo gjëndër aktivizohet nga drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hipotalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.