34 shtetas shqiptarë, nga të cilët 29 nga Franca dhe 5 nga Belgjika janë riathdhesuar.
Ata kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.
Policia njofton se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, ndërkohë që Policia Kufitare do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero./Opinion.al