Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suzana Shkreli: Unë do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

2016/09/27 at 9:48 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Suzana Shkreli: Unë do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është gruaja më e re kandidate  për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.


Prokuroja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave të tjera demokrate, dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë, pjesë e Kongresit.

Por, kush është Suzanna Shkreli?

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe, Diana, një vëlla binjak, Paul , dhe Mark, vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Në një intervistë për dritare.net, Suzanna flet mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të, mbështetja nga shqiptarët.

Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzannën si shqiptarë.

Ju jeni kandidate Demokrate për Kongresin Amerikan, si iu duket kjo eksperiencë e re? Ka qënë politika një ëndërr për ju?

Suzanna Shkreli- Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar të jem një Kongresmene. Si një prokurore në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i kam kaluar ditët e mia në sallën e gjyqit, duke mbrojtur fëmijët e abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Kur u zgjodha për të kandiduar, isha e vetëdijshme që nuk do të qe e lehtë. Por njëkohësisht e dija që distrikti i 8 i Michigan, kishte nevojë për dikë që nuk ka frikë të ndërmarrë sfida të forta, për familjet e klasës së mesme të Michigan. Në Kongres, unë do të mbroj të dyja palët dhe do të sigurohem që familjet e Michigan të ecin përpara.

Zgjedhjet do të mbahen në Nëntor, si po shkon fushata juaj?

Fushata po shkon shumë mirë. Ne kemi mbështetjen e Komitetit Demokratik për Fushatën në Kongres, njëkohësisht kemi përkrahje nga organizata, shoqata, dhe anëtarë të respektuar të Kongresit dhe Senatit. Ka një vrull dhe energji të pabesueshme për fushatën tonë historike.

Ju jeni shqiptare, por lindur dhe rritur në Michigan, Amerikë, sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe Malësinë e Madhe, me pushime. Në Qershor, kam kaluar një jave duke folur me prokurorët në Shqipëri për të drejtat e viktimave të krimit, në emër të Departamentit të Drejtësisë Amerikane. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. U përpoqa të bëj atë që gjithmonë kam dashur të bëj, të ndihmoj vendin tim, të ecë përpara.

Më pëlqen shumë kultura shqiptare, historia, dhe vlerat e mëdha që shqiptarët kanë, besa dhe mirëpritja. Unë jam krenare që e jetoj jetën time duke mbajtur fjalën, duke dhënë besën time.

Nëse ju e fitoni këtë garë, cilat do të jenë janë planet tuaja për Kongresin?

Do të fokusohem te punët e paguara më mirë, duke u siguruar që forca jonë punëtore të mos largohet nga vendi. Duhet të krijojmë një mjedis miqësor për bizneset. Në mënyrë që pronarët e bizneseve të vogla, të kenë mundësi për të rritur bizneset e tyre, siç bënë edhe prindërit e mi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë sociale, dhe t’i japim kujdesin shëndetësor të moshuarve, të cilën ia kanë dedikuar të gjitha vitet e punës këtyre programeve, në vend që të votonin për t’i privatizuar. Në fund, si dikush që ende po paguan për kredinë studentore, unë dua të kontribuoj që Universitetet të jenë të përballueshme për brezin e ardhshëm. /Dritare.net/

 

Etiketa: kandidonkongresi amerikanshkreli


Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Foto+18/ Adriana Lima, komplet nudo para pasqyrës

Fotoja e nxehtë/ Adriana Lima shastis ndjekësit në Snapchat

Samsung prezanton Galaxy On8, njihuni me parametrat

Samsung prezanton Galaxy On8, njihuni me parametrat

Sëmundjet që sjell ajri i ndotur

OBSH: Rreth 3 milionë vdekje çdo vit janë të lidhura me ajrin e ndotur
















TE FUNDIT

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com