Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Surprizon shqiptarja, me plis në kokë gjatë fjalimit të Trump në Kongresin Amerikan

2018/02/03 at 9:13 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Surprizon shqiptarja, me plis në kokë gjatë fjalimit të Trump në Kongresin Amerikan

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar, është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018, shkruan Indeksonline.


milicaj

Të ftuarit e Presidentit Trump, ishin njerez emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë, do të thoshte pas këtij fjalimi të rëndësishëm të Presidentit të SHBA, ish drejtuesi i të dy Dhomave të Senatit e Kongresit Newt Greenwich, duke shtuar se : Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte. Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme”.

Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar,  tërhoqi vemendjen e Presidentit Trump edhe gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.

Ajo u citua një vit më nga presidenti Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Vete Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalë së gjatë vuri theksin tek gjendja e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit.

Fjalimi i tij përpara të dy dhomave të Kongresit erdhi një vit pasi Donald Trump ka marrë detyrën e Presidentit dhe rreth një javë nga debatet mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur në raport me një grup emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.

Presidenti Trump foli mbi çështje që lidhen me punësimin, ekonominë dhe reformën e taksave, si dhe kërkojë ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh mbi infrastrukturën.

Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë aktivitetin bërthamor dhe programin e raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, njoftojë në komentin e saj Zëri i Amerikës, emisioni televizivë Ditari në shqip..

Mirëpo, për të gjithë ato vende që preken nga fjalimi i Presidentit, jo me pak vemendje është ndjekur edhe ajo pjesë e fjalimit, të tij, kur Presidenti i SHBA, Donald tha se :”Asnjë dollar për ata që votuan kundër nesh në OKB më 20 Dhjetor 2017”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me këtë rast edhe një herë ka paralajmëruar ndërprerjen e fondeve për të gjitha ato shtete, që simbas tij nuk votuan rezolutën e Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në fjalimin e tij, Trump ka qenë shumë i ashpër me vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe qëndrimit të tij si President i vendit. “Kush votoi kundër nesh nuk ka pse përfiton nga paratë amerikane! Ndihma jonë për miqtë e jo për armiqtë e Amerikës”,- është shprehur Trump.

Ai tha se do t’i kërkonte Kongresit që nisma për ndërprerjen e fondeve për këto shtete, rreth 20 miliardë dollarë, të shoqërohej dhe me ndryshimet ligjore.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dihet se kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën, qeverinë e Edi Ramës.

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, e cila është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideruar nga disa media në Shqipëri, si mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë, për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin, më 21 Dhjetor 2017.

Etiketa: kongreslisa milicajplisshbatrump


Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Para
Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda

Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda

VIDEO- Aksident në Laprakë/ BMW i merr jetën qytetares, po kalonte në vijat e bardha

Drogë në makinën BMW që vrau këmbësoren në Laprakë

Video- Historia prekëse e 27-vjeçares/ E sëmurë dhe e braktisur. Babai e la në sallën e operacionit, nuk pranoi t’i dhuronte veshkën

Video- Historia prekëse e 27-vjeçares/ E sëmurë dhe e braktisur. Babai e la në sallën e operacionit, nuk pranoi t’i dhuronte veshkën
















TE FUNDIT

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
8 Qershor, 2026

Në një intervistë të dhënë nga zyra e tij për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama u shfaq i prerë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
8 Qershor, 2026

Benjamin Netanyahu pretendon se Irani dhe përfaqësuesi i tij, Hezbollahu, janë më të dobët se kurrë, dhe se Izraeli është...

Lexo më shumë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
8 Qershor, 2026

Nga Arianit Shehu Për më shumë se 25 vite kam pasur privilegjin të drejtoj programe të financuara nga Qeveria Amerikane...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}