Deputeti i PS-së në Kavajë, Parid Cara shkruan në “Facebook” se kandidatët për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e qytetit duhen të jenë edhe të pavarur.
Cara, i cili ka qenë kritik me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorin e Spitalit në Kavajë thotë se në mungesë të opozitës, duhen inkurajuar kandidatët e pavarur për Kavajën, pas shkarkimit të Rroshit.
“Ne mungese te opozites ne zgjedhjet e 7 Majit, cdo kandidat i pavarur duhet inkurajuar te kandidoje per Bashkine e Kavajes.
Qytetaret kavajas meritojne te kene me shume se nje kandidature…ate te Qeverise per te zgjedhur”, shkruan Cara.