Ata janë padyshim një nga çiftet më të ëmbël të showbiz-it shqiptar. Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, prej shumë kohësh janë bashkë dhe tepër të lumtur. Ata janë treguar të kujdesshëm në privatësinë e lidhjes së tyre, por shpesh na përditësojnë edhe me ngjarjet e fundit apo pushimet e tyre.
Ditën e djeshme moderatorja bukuroshe festoi 25 vjetorin dhe pranë saj kanë qenë njerëzit më të dashur, me surpriza dhe një festë madhështore. Por, surpriza më e bukur i mbetet Gjikos, i cili e mbuloi me dhurata e momentet të lumtura duke e bërë atë vajzën më të lumtur.
Në përfundimin e festës Gjiko kishe planifikuar edhe propozimin e ëmbël të së dashurës së tij. në profilin e tyre në Instagram ata kanë postuar foto nga momenti brilant dhe kanë shkruar “Ajo pranoi”, gjithashtu edhe Elita publikoi foton e momentit të ëmbël, ku shkruan “Unë pranova”.