Alban Skënderaj ka organizuar mbrëmjen e sotme një koncert recital, në nder të 15 vjetorit të tij si këngëtar. Në Pallatin e Kongreseve janë mbledhur fansat e muzikës së tij, për të dëgjuar këngët e Albanit ndër vite, të kënduara live prej tij.
“Hapësira e një ëndrre” quhet koncerti i Albanit, i cili ka rezervuar edhe surpriza për fansat. Gjatë koncertit surprizë është shfaqur edhe Miriam Cani duke i mahnitur spektatorët e veshur me një fustan të kuq të gjatë. Miriam dhe Albani kënduan bashkëpunimet e tyre më të njohura duke përcjellë shumë emocione.