Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë sezon podcastin e tij, me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu.
Ndër të tjera Manastirliu, ka shpjeguar se si është komentuar në familjen e saj vendimi i kandidimit nga ana e Kryetarit të Partisë, ndërkohë që ajo vetë nuk ishte në dijeni për këtë fakt.
“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë.
Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë”, tha ajo.
“Nuk ka njeri perfekt edhe ai ka difektet e veta”, tha Rama duke ju referuar vetvetes lidhur me këtë vendim./Opinion.al