Paraqitja e shkëlqyer e Thoma Strakoshës në derbin e Romës ku bëri 3 pritje fantastike është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga opinioni sportiv. Përveç notave të medias apo dhe deklaratave lavdëruese, Strakosha ka marrë vlerësim edhe nga videoloja “FIFA 17”.
Ai është përzgjedhur si pjesë e skuadrës më të mirë të javës duke u bazuar te paraqitjet e lojtarëve nëpër botë.