Sport

Superliga/Partizani fiton në Pukë, kryeson klasifikimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 26/09/15 |
b.f

Superliga e Shqipërisë e ka çelur javën e pestë të zhvillimit të saj me ndeshjen Tërbuni I Pukës-Partizani I Tiranës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Partizanit. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27 me autor sulmuesin Xhevahir Sukaj  qe shënoi brenda zonës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit. Në minutën e 56’ ekipi I Tërbunit barazoi falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi I Partizanit Ditmar Bicaj. Partizani iu rikthye avantazhit në minutën e 76 të ndeshjes ku Bicaj ndreqi shënjestrën dhe shënoi në portën e Tërbunit. Pas këtij rezultati Partizanit ngjitet përkohësisht në vendin e parë të renditjes me 13 pikë në 5 ndeshje, me bilanc 4 fitore 1 barazim. Ndërkohë që javën e ardhshme Partizani luan derbin përballë Tiranës, një ndeshje e aq shumë pritur nga tifozët.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas