Superliga do të zhvillojë sot 4 nga takimet e javës së 23. Të gjitha do të nisin në orën 13:30.
Sfida që bie në sy është ajo për vendin e tretë. Tirana do të presë Teutën në “Selman Stërmasi”.
Skuadra durrsake është vetëm 1 pikë pas bardhebluve që janë të tretët. Vllaznia do të presë Laçin në Shkodër.
Të dy ekipet vijnë pas humbjeve të javës së kaluar. Kukësi do të luajë me Vllazninë, ndërsa Partizani do të përballet me Tërbunin në Pukë. Java e 23 mbyllet nesër me ndeshjen Bylisi – Skënderbeu.
Tv Klan