Ka përfunduar me incidente ndeshja e Superkupës midis Teutës dhe Vllaznisë. Tifozët e dy ekipeve janë përleshur jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.
Mësohet se kanë qenë fillimisht tifozët e Vllaznisë që kanë sulmuar një prej durrsakëve dhe këta të fundit u kundërpërgjigjën.
Do të duhej ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën dhe për të larguar tifozët.