Ura e frikshme, 565 metra e lartë, është hapur sot për trafik në Kinë, mediat vendase që janë duke e cilësuar si urën më të lartë në botë.
Ura “Beipanjiang” është 1.34 kilometra e gjatë dhe lidh qytetin Xuanwej në provincën Yunnan me rrethinën Shuicheng në Guizhou. Ndërtimi i kësaj ure ka kushtuar rreth 140 milionë dollarë, sipas transmetuesit publik kinez.
Ura ka katër korsi dhe është ndërtuar për tri vite.