Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Super të shtrenjta/ Berisha: Prokuroria të hetojë syzet e Tahirit, dhuratë e Habilajve

2017/10/22 at 9:05 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Super të shtrenjta/ Berisha: Prokuroria të hetojë syzet e Tahirit, dhuratë e Habilajve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po vendosej për imunitetin e tij dhe autorizimin për arrestim e kontroll banese; është paraqitur me një palë syze të firmës së njohur Maybach.

Ndaj këtij ‘fakti’, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka qëndruar indiferent, por ka postuar një denoncim të ardhur nga qytetari digjital, që i komunikonte markën e syzeve, llojin dhe vlerën.

Përmes rrjetit social Facebook, Berisha shkruan se syzet që mban ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, janë një nga markat më të shtrenjta në botë dhe ku syzet optike kapin shifra marramendëse nga 5000 euro e sipër.

Referuar mesazhit të ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha, postuar nga ky i fundit në rrjetin social, mësohet se janë syze të markës Maybach, lloji hedonist dhe variojnë me një çmim nga 5000 euro e sipër.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri, pyet; A mundet një ish-ministër dhe një deputet pa asnjë të ardhur shtesë përveç rrogës të ketë syze të tilla?

Sipas tij, prokuroria duhet të hetojë se këto syze janë dhuratë e Habilajve.

“Lind pyetja: A mundet një ish ministër dhe një deputet pa asnjë të ardhur shtesë përveç rrogës të posedojë syze të tilla ? Prokuroria të hetojë se këto syze janë dhuratë e Habilajve” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha./opinion.al

Risjellim në kujtesë se deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit nuk kanë dhënë votën pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme për të autorizuar arrestimin e Tahirit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës, PD dhe LSI, mësohet se kanë votuar pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal të Habilajve.

Këshilli do të dalë me dy raporte për seancën plenare të së mërkurës.

Etiketa: berishacmimi marramendesdhurate e habilajvesyzet e tahirit

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Jurgen Kurti lë qelinë, hetim në arrest shtëpie

'Vrasësit e burrit tim të lirë në restorantin ngjitur, prokurori nuk pranon të shohë kamerat'

Përgjimet-dosja ‘Habilaj’/ ‘Nuk i kemi punët mirë me shtetin’…’Puna kushton mijëra euro’

Përgjimet-dosja 'Habilaj'/ 'Nuk i kemi punët mirë me shtetin'...'Puna kushton mijëra euro'

‘Nuk i njeh shqiptarët e mi, ti racë nevrike e aftë vetëm për të peshkuar!’

'Nuk i njeh shqiptarët e mi, ti racë nevrike e aftë vetëm për të peshkuar!'

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com