Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sunak: Imigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të dëbohen

2023/03/07 at 9:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sunak: Imigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të dëbohen

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të martën se emigrantët që do të “hyjnë në Britani me anije të vogla” do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.

Sipas projekligjit të të qeverisë britanike, personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do t’u lejohet të bëjnë kërkesë për azil dhe do të dëbohen në vendet e tyre apo në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta.

Ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do të mund të përdorin më ligjet kundër skllavërisë me qëllim që të pengojnë kthimin e tyre.

“Sot po prezantojmë projekligj që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurtë, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani. Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë”, tha zoti Sunak.

Zoti Sunak, e ka përcaktuar si një prej pesë përparësive të tij ndalimin e anijeve, pasi numri i emigrantëve që mbërritën në bregun jugor të Anglisë kapërceu në mbi 45 mijë vitin e kaluar.

“Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen”, tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Zemërimi mbi rritjen e imigracionit ka luajtur një rol përcaktues në politikën britanike në 10 vitet e fundit dhe konservatorët e kryeministrit Sunak shpresojnë se duke ashpërsuar masat mund të rrisin mbështetjen popullore.

Sipas sondazheve ata kanë një mbështetje prej rreth 20% më të ulët se Partisë Laburiste në opozitë.

“Është krejt e padrejtë për qytetarët britanikë që kanë hapur shtëpitë për refugjatët e vërtetë që tani duhet të shpenzojnë rreth 6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve në hotele”, tha zoti Sunak.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për propozimin i cili do u mohonte njerëzve të drejtën për azil, “pavarësisht nga sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet.

Qeveria birtanike shkruan në faqen e parë të projekligjit se ai mund të mos përputhet me detyrimet e Britanisë së Madhe në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke lënë të kuptohet se mund të përballet me sfida ligjore nëse miratohet.

Përfaqësues të opozitës dhe organizatave bamirëse kanë ngritur pikëpyetje nëse planet e fundit të qeverisë do të rezultojnë më të frytshme se përpjekjet e mëparshme në 5 vitet e fundit për të ndalur njerëzit të hyjnë ilegalisht me anije në Britani./ VOA

Etiketa: Britaniemigrantetsunak

Ju sugjerojmë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Para
Raporti: 1 në 2 fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie

Raporti: 1 në 2 fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie

Serbi, protesta kundër propozimit evropian

Serbi, protesta kundër propozimit evropian

Gjenden të vdekur dy amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

Gjenden të vdekur dy amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

TE FUNDIT

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
26 Tetor, 2025

Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në...

Lexo më shumë

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
26 Tetor, 2025

Kreu i PDK, Memli Krasniqi ka folu pas seancës në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti dështoi të formojë qeverinë e...

Lexo më shumë

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
26 Tetor, 2025

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore...

Lexo më shumë

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
26 Tetor, 2025

Reshje të shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com