Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, debutoi me fanelën e përfaqësueses në takimin e sotëm ndaj Ukrainës. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, ai shfaqi frikën se mos Kosova bëhet ekip që mposhtet nga kushdo si shembulli i San Marinos.
Për debutimin
“U ndjeva mirë sepse ishte paraqitja e parë zyrtare me Kosovën, por ndjej keqardhje sepse morëm një humbje që nuk e meritonim për rastet që kishim.”
Për nivelin e ekipit
“Ishalla nuk bëhemi ekip i niveleve si San Marino që çdo kundërshtar vjen dhe merr pikët duke shënuar shumë gola. Jemi akoma ekip i ri dhe kemi kohë për t’u rritur. Brenda 3-4 viteve do rritemi shume dhe do flitet për ne nëpër botë.”