Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmoi më thikë shkrimtarin Salman Rushdie, 24-vjeçari akuzohet për tenativë vrasje

2022/08/13 at 9:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmoi më thikë shkrimtarin Salman Rushdie, 24-vjeçari akuzohet për tenativë vrasje

Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një aktiviteti në shtetin e Nju Jorkut, po akuzohet për tentativë vrasjeje dhe po mbahet pa të drejtën për lirim me kusht, thanë të shtunën prokurorët e qarkut Chautauqua.


24 vjeçari Matar nga Fairvieë i shtetit Nju Xhersi, u arrestua të premten vonë, nën akuzat për tentativë vrasjeje, tha prokurori i qarkut, Jason Schmidt, në një deklaratë.

Novelisti i lindur në Indi, i cili jetoi vite të tëra në fshehtësi pasi Irani u bëri thirrje myslimanëve ta vrisnin për romanin e tij “Vargjet Satanike”, u godit të premten me thikë në qafë dhe kraharor.

Sipas agjentit të tij, 75-vjeçari po mbahet me oksigjen nga mjekët. Andreë Ëylie tha se shkrimtari ka dëmtime në mëlçi, nerva të prera në krah dhe mund të humbasë njërin sy.

Prokurori Schmidt tha se agjencitë shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit, përfshirë ato të Nju Xhersit, po punonin për të identifikuar hollësitë e planifikimir dhe përgatitjes së sulmit dhe për të përcaktuar nëse duhen ngritur akuza shtesë.

Policia tha të premten se nuk kishte përcaktuar ende motivin për sulmin ndaj 75 vjeçarit Rushdie, i cili ishte ftuar të mbante një fjalim para një auditori prej qindra vetësh mbi lirinë artistike, kur Matar hipi në skenë dhe e sulmoi atë.

Një analizë paraprake nga organet e rendit e veprimtarisë në mediat sociale të Matarit, tregon se ai është simpatizant i ekstremizmit shiit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, megjithëse nuk është përcaktuar ndonjë lidhje e konfirmuar me këto grupe, sipas televizionit NBC.

Matar ka lindur në Kaliforni dhe së fundmi ishte zhvendosur në Nju Xhersi, thuhej në njoftimin e NBC-së që gjithashtu bënte të ditur se ai kishte një patentë të rreme me vete. Ai u arrestua në vendngjarje pasi u bllokua nga të pranishmit.

Garda Revolucionate e Iranit është një fraksion i fuqishëm që kontrollon një perandori biznesi, si dhe forca elitare të armatosura dhe të zbulimit që Uashingtoni i akuzon për kryerjen e një fushate ekstremiste globale.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane nga Kashmiri në Bombei – sot Mumbai – dhe më pas u vendos në Britani, u përball me kërcënime me vdekje kur botoi romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pjesë blasfemuese.

Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Në vitin 1989 ish-udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vrasjen e zotit Rushdie.

Hitoshi Igarashi, përkthyesi i romanit në gjuhën japoneze, u vra me thikë në vitin 1991.

Nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga qeveria e Iranit për sulmin ndaj shkrimtarit, por disa gazeta iraniane të linjës së ashpër shprehën lavdërime për sulmuesin e tij.

Ali Tehfe, kryebashkiak i Yarounit në Libanin jugor, tha se Matar ishte djali i një banori të këtij qyteti. Prindërit e të dyshuarit emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe ai lindi dhe u rrit atje, shtoi kryebashkiaku.

I pyetur nëse autori i sulmit ose prindërit e tij ishin të lidhur ose mbështesnin grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban, kryebashkiaku tha se ai “nuk kishte asnjë informacion” mbi pikëpamjet e tyre politike./VOA

 

 



Ju sugjerojmë

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

10 Korrik, 2025 7:51 pm
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
Bota

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

10 Korrik, 2025 7:42 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 6:35 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Para
Makina del nga rruga dhe hyn në oborrin e gjykatës, përplas punonjësin e sigurimit

U përplas nga makina, ndërron jetë 52-vjeçari në Fier

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi ditor, 14 gusht 2022

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Parashikimi i motit për sot, 14 gusht 2022
















TE FUNDIT

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
10 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni...

Lexo më shumë

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
10 Korrik, 2025

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka bërë deklarata të forta lidhur me rolin e Polonisë në mbështetjen e Ukrainës dhe...

Lexo më shumë

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
10 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për caktimin e shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
10 Korrik, 2025

Një gjyqtar federal në New Hampshire tha të enjten se do të certifikojë një padi kolektive që përfshin të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com