Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmoi grupin e xhirimit të “Stop”, ministri Manja mbron noteren dhunuese

2023/12/05 at 9:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulmoi grupin e xhirimit të “Stop”, ministri Manja mbron noteren dhunuese

Në Shkurt 2022, noterja e Tiranës Majlinda Lleshi u filmua duke dhunuar grupin e xhirimit të emisionit “Stop”, gazetarin Genci Angjellari dhe operatorin Gert Hoxha, i cili nuk jeton më si pasojë e një aksidenti tragjik me motor.


Gjithçka ndodhi gjatë investigimit të një denoncimi të një qytetareje nga Borshi, e cila pretendonte për falsifikimin e një testamenti nga ana e noteres Lleshi.

“O ndyrësirë, të godas dhe të mbys fare. Edhe ti plehrë (godet operatorin)! Do të të vras fare (i drejtohet gazetarit)”, tha noterja.

Në vendin e incidentit shkuan forca të Komisariatit Numër 2, por prokurori Albert Demirneli e quajti normale situatën dhe e la të lirë noteren agresore.

Saimir Kodra: Do të mundohem që të ruaj qetësinë sepse e gjithë situata më acaron jashtë mase. Më acaron për faktin se një gazetar dhe një operator, Gert Hoxha, i ndarë nga kjo jetë është goditur në krye të detyrës nga një notere. Më gëlçon pafund urrejtja dhe inati që në këtë vend institucionet nuk funksionuan. Mesa duket, Majlinda Lleshi që nga arrestimi në flagrancë që i bëri policia kur u goditën gazetari kur i shante nga nëna dhe nga babai… megjithëse e arrestuan në flagrancë, qëlloi ky prokurori Albert Demirneli, shok klase ose ku ta di unë… Sa herë e shikoj ngjarjen, po aq më gëlçon nervi dhe ajo e padrejtësisë që ka në këtë vend. Si mundësh që të godasësh një operator e gazetar dhe të vazhdosh të punosh?

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ngriti një grup inspektimi që do të vendoste çfarë masash do të merrte ndaj noteres Lleshi. Dhuna kategorizohet si e pafalshme në ligj dhe noterit i pezullohet licensa. Nëse dhuna ka sjellë pasoja të rënda, noteres i hiqet licensa. Por ministri Manja në shkelje të ligjt ka aplikuar masën administrative gjobë në vlerën 3 milionë Lekë të vjetra duke nxitur dhe legjitimuar dhunën e noterëve ndaj medias.

Saimir Kodra: Uroj që të shërbejë si kauzus për ministrinë e drejtësisë, për policinë. Kur një patrullë policie thirret është për ndaluar konfliktin. Në këtë formë nuk është e nevojshme të ju thërrasim më. Pasi erdhi patrulla e policisë, u ndalua në flagrancë për shkak se ishte sjellje shumë e rëndë. Prokurori e liroi, nuk e mbajti as 12 orë sepse këtij Albertit po të kishte qenë ndonjë kushëri i veti apo ndonjë motër a vëlla i veti, sigurisht që nuk do e lironte e do e çonte për gjykim, por ndodhi që ata ishin gazetarë. Përkrah arrestimit në flagrancë, menjëherë ishte reagimi i Ministrisë së Drejtësisë, Ulsi Manjës, i cili ngriti grupin hetimor “hetim disiplinor”. Habia më e madhe sepse pastaj edhe aty u tregua që paska pasur mik apo të afërm, apo njohje apo edhe ka paguar kjo Majlinda Lleshi… Alfred Pupli dhe Hyri Rama ishin 2 bobat e grupit të inspektimit që në shkrimin e tyre shkruajtën “shkelje e rëndë” e Majlinda Lleshit. E gjithë kjo shkelje e rëndë perceptoi në 3 milionë Lekë gjobë. Pra shkelja e rëndë.

Unioni i Gazetarëve: Imazhet e publikuara në emisionin investigativ “Stop” janë tronditëse sepse është një dhunë jo vetëm verabel, por drejtpërsëdrejti një cënik i integritetit fizik të reporterit dhe të operatorit të emisionit. Sjellja dhe komunikimi janë të papranueshëm. Akti në vetvete është një incident i plotë, i pastër dhe i dënueshëm dhe në këtë këndvështrim mendoj që ne, organizata jonë pret menjëherë një reagim institucional të organeve ligjzbatuese. Kjo është një çështje që duhet hetuar sepse e gjithë sekuenca e publikuar në vetvete shpreh mirëfilli një subjekt i cili në brendinë e vet ka shkelje dhe shpërdorim të detyrës nga vetë kjo notere. Agresiviteti fizik i saj mbi integritetin fizik të gazetarit dhe operatorit, janë vërtetë një rast i pazakontë.

Majlinda Lleshi e ankimoi gjobën në mënyrë që të mbronte licencën. Por gjykata, jo vetëm rrëzoi ankimimin e noteres, por edhe evidentoi se ministri i Drejtësisë e ka aplikuar masën në kundërshtim me ligjin, duke legjitimuar dhunën.

Ndërkohë, Majlinda Lleshi vijoi detyrën e saj si notere, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Majlinda Lleshi: Do të bësh një prokurë, po.

E inflirtuara: Si funksionon? Kështu si pagesë sa kushton prokura?

Majlinda Lleshi: 20 mijë Lekë të vjetra.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se rastin do ta ndjekë deri në fund pasi shton se një ndër arsyet është njëlloj amaneti ndaj operatorit që u sulmua nga noterja, Gert Hoxhës, i cili nuk jeton më.

Saimir Kodra: Kanë qenë të shumtë njerëzit nëpër Tiranë që më kanë kapur “të lutem mbylle”, “të lutem lëre”, por nuk mundem përsa kohë Gert Hoxha ishte gjallë dhe tani aqmë tepër që nuk jeton më për shkak të një aksidenti që i mori jetën, kam një amanet, është që qasje që nuk mundem… Vetëm nëse unë largohem nga kjo jetë, mundet që ajo të falet për këtë veprim që ka bërë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Para
“O ndyrësirë, do të të vras fare”, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e “Stop”

“O ndyrësirë, do të të vras fare”, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e “Stop”

Video/A mund të kishte biseksualizmi lidhje me vrasjen e Liridonës? Babai i Naim Murselit flet për një sekret

Video/A mund të kishte biseksualizmi lidhje me vrasjen e Liridonës? Babai i Naim Murselit flet për një sekret

Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com