Avioni i kompanisë ajrore, Ural Airlines, me 233 persona ka bërë një ulje emergjente afër Moskës. Si pasojë njëzetetre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur.
Zyrtarë të kompanisë sqaruan se kanë kryer uljen urgjente afër aeroportit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e tij. Sipas deklaratës vetëm pak minuta pas ngritjes në ajër, avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në motorët e tij.
Ndërkaq Ministria Ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik jete.
Avioni ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia./Opinion.al