Një qytetar është sulmuar me thikë, teksa ishte duke bërë vrap buzë detit në plazhin e vjetër në Vlorë. Sipas dëshmisë së qytetarit, ai është sulmuar papritur nga tre persona të paidentifikuar, të cilët e kanë plagosur duke i ngulur thikën në brinjë. Denoncimin e bëri vetë viktima e sulmit, K.D. 38 vjeç, në Sallën operative. Ai deklaroi se nuk i njihte dhe se personat në fjalë u konfliktuan me të për arsye banale.