Një autobus me turistë është goditur me bombë në zonën e piramidës së Gizës, në Egjipt.
Sipas agjencisë “Reuters”, mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, katër prej të cilëve janë turistë të huaj.
Ky është incidenti i dytë brenda gjashtë muajve. Në dhjetor të vitit 2018, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes u vranë prej një bombe që iu vendos autobusit me turistë pranë piramidave të Gizës./ Opinion.al E.Xh.