Dy herë kampione në tenis, Wimbledon Petra Kvitova është plagosur pas një sulmi me thikë në shtëpinë e saj, bën me dije menaxheri i saj.
Kvitova është shtruar në spital për të mjekuar krahun e saj të majtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ndodhi në qytezën Prostejov të Çekisë, dhe përshkruhet nga policia si një grabitje.
26-vjeçarja për momentin ndodhet në vendin e 11 në klasifikimin botëror, por është shpallur kampione në vitin 2011 dhe 2014 në Turneun e Anglisë, Wimbledon.