Autobusi i një kompanie kosovare nga Suhareka por me targa shqiptare është sulmuar mbrëmjen e së shtunës teksa udhëtonte për në Beograd në një zonë afër Krushevcit.
Sulmi ka ndodhur nga disa persona që nuk janë identifikuar ende të cilët kanë qëlluar me gurë xhamin e përparmë të autobusit. Kompania “Shpejtimi” ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Mësohet se autorët e ngjarjes kanë qenë në makinë në momentin që kanë goditur autobusin dhe më pas janë larguar. Për arsye sigurie shoferi i autobusit ka ndaluar disa kilometra më tutje nga vendi ku ndodhi goditja.
Në vendngjarje ka mbërritur policia serbe e cila ka nisur hetimet. /Opinion.al