Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan

2023/04/17 at 10:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin e shtetit, Kartum, teksa vazhdojnë luftimet mes dy forcave sudaneze që synojnë pushtetin.

Lajmin e ka konfirmuar kryedipomati i BE-së, Josep Borell.

“Kjo përbën shkelje të Konventës së Vjenës. Siguria e stafit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe obligim, sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Ai nuk ka bërë të ditur për hollësitë si ka ndodhur sulmi dhe nëse është lënduar ambasadori.

Ndonëse Borrell nuk ia ka përmendur emrin, ambasadori i bllokut evropian në Sudan është Aidan O’Hara, diplomat irlandez.

Sudani është përballur të hënën me ditën e tretë të luftimeve në mes të ushtrisë dhe grupit paramilitar të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Të dyja palët pretendojnë se kontrollojnë zonat kyçe në Kartum. Banorët janë duke tentuar të gjejnë streha për t’iu ikur shpërthimeve.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sudanin, Volket Perthes, ka thënë se rreth 185 persona kanë vdekur si pasojë e konfliktit, derisa mbi 1.800 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Departmaentit amerikan të Shtetit, John Kibry, ka thënë se aktualisht nuk ekzistojnë plane për të evakuuar personelin amerikan.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftimeve.

Historiku i luftimeve

Prej puçit të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve.

Në qendër të problemit janë dy burra ushtarakë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura dhe faktikisht është edhe president i shtetit.

Si dhe zëvendësi i tij dhe lideri i forcës paramilitare RSF, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

Ata nuk janë pajtuar për drejtimin që e ka marrë shteti dhe kanë propozuar udhëheqësi civile.

Por, një prej pikave bllokuese lidhet me planin për të përfshirë 100.000 pjesëtarët e forcës paramilitare në ushtri dhe se kush do të jetë më pas në krye të saj./ REL

Ju sugjerojmë

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
Rajoni

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

4 Qershor, 2025 10:55 am
Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
Aktualitet

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

4 Qershor, 2025 10:49 am
Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

4 Qershor, 2025 10:45 am
“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
Bota

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

4 Qershor, 2025 10:41 am
PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

4 Qershor, 2025 10:31 am
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

4 Qershor, 2025 10:17 am
Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Para
“Në 14 Maj do fitojmë ne”,Salianji: Duket në shkatërrimin që qeveria i ka bërë Shqipërisë

"Në 14 Maj do fitojmë ne",Salianji: Duket në shkatërrimin që qeveria i ka bërë Shqipërisë

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 18 prill 2023

Reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, moti për sot

Parashikimi i motit, 18 prill 2023

TE FUNDIT

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
4 Qershor, 2025

Është kapur me 11 pushkë në automjet, në pikën kufitare të Torvanik në Kroaci një shqiptar nga Kosova. Siç raportojnë...

Lexo më shumë

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
4 Qershor, 2025

Komiteti i Punëve të Jashtme ka vlerësuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në BE në një raport të...

Lexo më shumë

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
4 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi...

Lexo më shumë

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
4 Qershor, 2025

Autoritetet Amerikane kanë zbuluar “autorin” e letrave kërcënuese ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump. Ndonëse javën e shkuar, policia vuri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com