Zyrat elektorale të dy subjekteve politike, PS-së dhe PDIU-së në Fier janë dëmtuar gjatë natës. Zyrat e partive ndodhen në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës.
“Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Opinion.al