Presidenti Joe Biden ka reaguar pas sulmit izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare i cili shkaktoi mbi 110 viktima në Gaza e të paktën 706 të plagosur.
Ai tha se incidenti vdekjeprurës do të ndërlikojë bisedimet për një armëpushim.
Biden thekson po ashtu se po komplikohen përpjekjet për një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.
“Unë e di se do ndodhë”, u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse incidenti do të ndërlikonte negociatat.
Po ashtu, sipas tij ekzistojnë “dy versione për këtë sulm” dhe SHBA e ka mbajtur nën vëzhgim situatën.
Dëshmitarët palestinezë kanë thënë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme që po priste ushqim, ndërsa Izraeli flet për një kërcënim të bërë ndaj ushtarëve.
Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se zjarri izraelit mbi njerëzit që prisnin ndihmë pranë qytetit të Gazës të enjten kishte vrarë 104 palestinezë dhe plagosur 280 persona./Opinion.al