Aktualitet

Sulmi terrorist në Vjenë, viktimë dhe një shqiptar nga Struga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 03/11/20 |
Opi Nion

Viktimë e sulmit terrorist, që tronditi Vjenën mbrëmjen e djeshme, është edhe një shqiptar me origjinë nga Struga.

Nexhip Vrenezi, 20 vjeç raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar disa herë në momentin kur ka dal për të pirë një cigare.

Kujtojmë se si pasjojë e sumit terrorist në Vjenë mbetën të vrarë 3 persona dhe një nga autorët, ndërsa u plagosën 17 të tjerë.

Terroristi i cili u ekzekutua është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, mediat austriake deklarojnë se Fejzullahi ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.

Bëhet me dije se për sulmin terrorist janë në të dyshuar dhe 12 persona të tjerë, ata janë të gjithë me prejardhje të huaj nga Kosova, Bangladeshi dhe Çeçenia./ Opinion.al

Pas