Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara. Rama shkruan në rrjetet sociale se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan Rama.
Ngjarja ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej. Autoritetet thanë se dy terroristë kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre hodhi veten ne erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga forcat turke./Opinion.al