-U tha në Opinion

Sulmi rus,Grenell: Nëse SHBA do drejtohej nga Trump, nuk do ishim në këtë situatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 02/03/22 |
Opi Nion

Diplomati Richard Grenell thotë se nëse SHBA do të drejtohej nga Donald Trump, Rusia nuk do e kishte sulmua Ukrainën.

Grenell thotë se dobësimi i SHBA inkruajoi Rusinë që të sulmonte Ukrainën. Grenell tha në emsionin “Opinion” se për ukrainasit kanë treguar se luftojnë për lirinë e tyre dhe se për këtë arsye SHBA duhet t’i furnizojë me armë për tu përballur me ushtrinë ruse.

“Jemi futur ne nje rruge ku nuk duhet te ishim tashme. Nëse kthemi ne administrimin e Trampit, nuk behet fjale qe nuk do te gjendeshim ne këtë pozite te vështirë. Ju me pyesni se ç’do te bejme tani, kur dobësia amerikane ka nje vit qe ben lëmsh gjithçka. Ukraina nuk eshte anëtare e NATO. Populli amerikan, pas 20 viteve ne Irak dhe Afganistan, jane mjaft te lodhur nga lufta dhe sakrificat qe kane bere amerikane ne njerëz, derdhje gjaku, kapital e thesar. Jemi shume te shqetësuar per fillimin e luftërave te reja. Ka qene tepër inkurajuese për çdo amerikan te shihnim popullin ukrainas te ngrihej ne këmbë dhe te luftojnë për vendin e tyre. Besoj se qeveria amerikane duhet ta furnisojë me pajisje ushtarake qeverinë ukrainase, t’u shesë çfarë duan ata, brenda arsyes dhe pajisje të pranueshme ushtarake për te mbrojtur vendin. Populli ukrainas e ka treguar se është i gatshëm te luftoje per lirinë e tij. Kjo është tepër inkurajuese.”

Pas