Bota

Sulmi në zyrat e Charlie Hebdo,i dyshuari kryesor një 18-vjeçar pakistanez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:20 - 26/09/20 |
el ida

Autoritetet franceze raportuan se ka shoqëruar shtatë persona në lidhje me sulmin me thikë që ndodhi të premten pranë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.

I dyshuari kryesor dyshohet të jetë një 18-vjeçar me origjinë nga Pakistani, i cili u arrestua pranë vendngjarjes, ndërkohë që sulmi po trajtohet si terrorist. Gjashtë të tjerët po merren në pyetje.

Ministri i Brendshme i Francës, Gerald Darmanin, u shpreh të premten se ngjarja “ishte akt i qartë i terrorizmit islamist” dhe se policia kishte nënvlerësuar situatën e acaruar të paraqitur në zonë.

Kujtojmë se një person i armatosur me hanxhar ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”.

Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”. Paralajmërimi erdhi pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed./Opinion.al

Pas