Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në godinën e Top Channel, ku gjatë mesnatës kanë qëlluar me armë zjarri persona të paidentifikuar drejt godinës së televizionit e për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.
Ai e cilëson ngjarjen si një sulm kriminal dhe thekson se policia është e përkushtuar për të vënë përpara drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, shkruan Çuçi./Opinion.al