Personi i arrestuar të premten mbi atentatin e Stokholmi dyshohet se ishte në drejtimin e kamionit që kreu sulmin.
Sipas zëdhënësit të policisë së kryeqytetit suedez, Lars Bystrom, nuk është konfirmuar i arrestuari i dytë për të cilat flasin sot mediat lokale.
“Mund të ketë persona të tjerë të lidhur me sulmin, por nuk e dimë për momentin”, ka thënë Bystrom.
Media të ndryshme e kanë identifikuar si një 39-vjeçar me origjinë uzbeke, mbështetës i xhihadistëve të Shtetit Islamik.