Ministria Ruse e Mbrojtjes dha një deklaratë të premten duke e quajtur sulmin me raketa në një stacion hekurudhor në qytetin ukrainas në Kramatorsk një “provokim”.
Moska mohoi ngjarjen ashtu sikurse ndodhi edhe për vrasjen e civilëve në Bucha .
“Të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të regjimit nacionalist të Kievit për “sulmin me raketa” të supozuar nga Rusia më 8 prill në stacionin hekurudhor në Kramatorsk janë një provokim dhe absolutisht nuk korrespondojnë me realitetin”, thuhet në deklaratë.
“Më 8 prill, forcat e armatosura ruse nuk kryen apo planifikuan asnjë zjarr artilerie në qytetin e Kramatorsk”, thuhej në deklaratë.