Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti i ka bërë një thirrje Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.
Sipas tij, si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por mund të kishte shumë të tillë.
Ndër të tjera ai bën me dije se ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me 2 granata dore.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në veri të Mitrovicës nga persona të dyshuar./ Opinion.al
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023