Shefi i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins ka konfirmuar pistën e terrorizmit në shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e së hënës në një sallë koncertesh.
“Personi që sulmoi “Manchester Arena” ka vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka aktivizuar eksplozivin”, ka deklaruar Hopkins, i cituar nga BBC.
Zyrtari i lartë ka shtuar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personi ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë.
Ndërkohë, kryeministrja britanike Theresa May ka publikuar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për familjet e viktimave.
“Ngjarja po hetohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka deklaruar May në një komunikatë të shpërndarë nga Downing Street.