Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në Kosovë, Sveçla: Sulmuesit pjesë e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

2023/09/25 at 10:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi në Kosovë, Sveçla: Sulmuesit pjesë e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

Situata dukej e qetë të hënën në veri të Kosovës, ndërsa rruga që çon për në fshatin Banjskë vazhdon të jetë e mbyllur nga njësitë e posaçme të policisë.

Një ditë më parë në këtë fshat një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup të armatosur.

Tre nga sulmuesit mbeten të vrarë, ndërsa policia tha se gjeti një sasi të konsiderueshme armatimesh në zonën e manastirit ortodoks të këtij fshati ku ishin strehuar sulmuesit.

“Një veturë rëndë e blinduar, vetura xhip 24 copë, motorë 4×4 2 copë, mina kundër këmbësorisë 8 copë, zolla të mbushura 29 copë, predhë minahedhësi 82 milimetërsh 54 copë, predhë minahedhës 62 milimetërsh 88 copë, granatë dore 75 copë, mina antitanke 8 copë, eksploziv dinamit 150 copë, detonarë elektrikë 23 copë”, tha gjatë një konference me gazetarë në jug të Mitrovicës, drejtori i policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Zoti Hoxha numëroi edhe sasi tjera të armatimit të sekuestruar, ndërsa tha se ende po vazhdon mbledhja dhe identifikimi i armatimit në zonë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

“Nga kjo sasi e madhe e armatimit lehtësisht mund të kuptohet se ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave për destabilizimin e vendit tonë. Në armatimin që do të shihni ndër të tjera ka edhe armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga ushtria e Serbisë”, tha ministri Sveçla.

Zoti Sveçla tha se në materialet e sekuestruara janë gjetur dokumente që dëshmojnë siç tha përfshirjen në këtë sulm të nënkryetarit të Listës serbe, subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë.

“Në këto materiale gjithashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara Milan Radoiçiç. Dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha ministri Sveçla.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, kërkoi sot një reagim nga ky subjekt politik.

“Ndërsa gjithë bota u trondit dhe po dënon ngjarjet e djeshme, pyetem nëse Lista serbe do te thyej heshtjen dhe t’u bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmeve vrasëse”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës ngushëlloi të hënën pasdite familjet e serbëve dhe policit të vrarë të Kosovës në atë që ajo e cilësoi një ngjarje tragjike.

Në reagimin e kësaj partie kërkohen hetime për siç thuhet, vrasjen e të paktën dy serbëve me gjakftohtësi ndonëse ata u dorëzuan, por nuk ofrohet asnjë provë mbi pretendimet e tilla.

Lista serbe bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe paqe, duke nënvizuar se është urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe siç thuhet për të parandaluar keqpërdorimet politike të kësaj ngjarje tragjike.

Në deklaratën e kësaj partie nuk ka ndonjë përgjigje ndaj akuzave të zyrtarëve të Kosovës se nënkryetari i kësaj force politike ishte gjithashtu i përfshirë në sulm.

Ministri Sveçla tha se dëshmitë e mbledhura tregojnë se bëhet fjalë për një sulm mirë të organizuar që sipas ekspertëve kërkon të paktën disa muaj përgatitje.

Ai tha se bazuar në pamjet e siguruara rreth 30 persona kanë marrë pjesë në sulm dhe më shumë se tre janë vrarë por se tash për tash nuk mund të jap më shumë hollësi.

Të tjerët tha ai kanë arritur që të largohen në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth manastirit të Banjskës, duke lënë mbrapa automjetet e tyre. Ai i bëri thirrje Serbisë që t’u dorëzojë autoriteteve të Kosovës personat që mund të kenë ikur atje.

Drejtori i policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se policia ende është në kërkim të të përfshirëve në sulm, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që një pjesë të jetë ende brenda territorit të Kosovës./ VOA

Ju sugjerojmë

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Bota

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

25 Dhjetor, 2025 10:14 am
Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
Bota

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

25 Dhjetor, 2025 9:38 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Para
Këngëtarja e njohur paguan faturën të gjithë klientëve, që të qëndronte vetëm me të dashurin e saj të ri

Këngëtarja e njohur paguan faturën të gjithë klientëve, që të qëndronte vetëm me të dashurin e saj të ri

Sulmi në Kosovë/ Publikohet videoja, momenti kur grupi i armatosur largohet nga manastiri drejt Serbisë

Sulmi në Kosovë/ Publikohet videoja, momenti kur grupi i armatosur largohet nga manastiri drejt Serbisë

“Operacioni special në Banjskë vijon”, Lala: I gjithë fshati konsiderohet vendngjarje

"Operacioni special në Banjskë vijon", Lala: I gjithë fshati konsiderohet vendngjarje

TE FUNDIT

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
25 Dhjetor, 2025

Kryeministrja Giorgia Meloni i tha stafit të Zyrës së Kryeministrit të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet, duke...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
25 Dhjetor, 2025

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në...

Lexo më shumë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
25 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa...

Lexo më shumë

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
25 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com