Aktualitet

Sulmi në Gramsh/Berisha:Rama kërcënoi sigurinë kombëtare me të dhënat e SHISH



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 22/08/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur ditën e sotme për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Gramshit, ku një shtetas rus tentoi të hynte në uzinën ushtarake, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me spry neuroparalizues, ndërsa dy të tjerë u arrestuan nga policia në tentativë për tu larguar me mjetin tip Chevrolet.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kërcënuesi më i madh i sigurisë kombëtare. Ai solli në vëmendje një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku u publikuan të dhënat e SHISH. Berisha akuzoi Ramën për këtë ngjarje.

“Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neuroparalizuaese dhe toksike djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre ‘turistik’. Por Unë sot jam këtu për të thënë se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhorë e ka bërë personalisht Edi Rama. Ju rikujtoj se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo ajo, mediat shqiptare publikuan të gjitha organigramet e shërbimit të shërbimit informativ shtetëror, emër dhe mbiemër, ato publikuan dhe rrogat e tyre. Duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve tjera jomiqësore. Këtë e ka bërë Edi Rama sepse askush tjetër në Shqipëri përveç kryeministrit që firmos strukturën e shërbimit ka të drejtë të njihet me të.”, tha ai.

Pas