Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në Gjirin e Omanit/ SHBA publikon foto të reja që implikojnë Iranin

2019/06/18 at 4:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Gjirin e Omanit/ SHBA publikon foto të reja që implikojnë Iranin

Pentagoni këmbëngul se ishte pikërisht Irani që sulmoi dy cisternat e naftës në Gjirin e Omanit javën e kaluar. Për ta bërë më të besueshëm pretendimin e tyre ata madje kanë publikuar edhe foto që dokumentojnë këtë akuzë.


Fotografitë tregojnë atë që sipas SHBA-së janë forcat Revolucionare Iraniane duke hequr një minë të pashpërthyer nga anija me pronësi japoneze, “Kokuka Courageous”. Një tjetër fotografi tregon vendin ku ishte vendosur mina.

​Një foto tjetër tregon një vrimë të madhe në anije që zyrtarët e SHBA thonë se ishte shkaktuar nga një minë.

Shtetet e Bashkuara thonë se Irani është përgjegjës për sulmin bazuar në provat video si dhe në burimet apo ekspertizën që nevojiten për heqjen me shpejtësi të minave të pashpërthyera.

Në lidhje me fotografitë e reja Irani nuk ka reaguar. Megjithatë ata e kanë mohuar se kanë gisht në sulmet ndaj cisternave, duke i quajtur pretendimet “qesharake” dhe “të rrezikshme”.

Të hënën pasdite, Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan njoftoi dërgimin e rreth 1,000 trupave të tjera në Lindjen e Mesme për “qëllime mbrojtëse”, siç u shpreh ai:

“E theksova më herët nevojën për të zhvilluar konsensus ndërkombëtar. Po të shihni situatën – një anije norvegjeze, një japoneze, Mbretëria Saudite, Emiratet e Bashkuara, 15% e naftës së botës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit… Prandaj duhet të kemi plane rezervë nëse situata keqësohet, por duhet gjithashtu të zgjerojmë mbështetjen tonë në këtë situatë ndërkombëtare”.

Dje, Shtetet e Bashkuara e quajtën “shantazh bërthamor” planin e Iranit për të tejkaluar kufirin e pasurimit me uranium, një kufi i pranuar me konsensus ndërkombëtar.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kurrë nuk do ta lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore,” tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ajo tha se Irani duhet të mbahet përgjegjës për “aktivitetet e tij të rrezikshme në rajon”, por veprimet amerikane duhet të jenë “të forta, të zgjuara dhe strategjike – jo të papërgjegjshme e të nxituara”. /Opinion.al

 

Etiketa: gjiri omanitIranshba


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
KLGJ e KLP, Ambasada amerikane: Presim zgjedhjen e anëtarëve

Ambasada e SHBA reagon për protestën e 21 qershorit

Ekipet Shqiptare njohin kundërshtarët në Europa League

Ekipet Shqiptare njohin kundërshtarët në Europa League

Elementët që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Elementët që tregojnë se keni mungesë kalciumi
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com