Bota

Sulmi në fabrikën e çelikut, Zelensky: Është ferr, brenda ka gra edhe fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 06/05/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se bombardimi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol “nuk po ndalet” edhe pse “civilët ende duhet të dalin jashtë saj”.

“Gra dhe shumë fëmijë mbetën atje,” -tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes së djeshme. “Vetëm imagjinoni ferrin – më shumë se dy muaj granatime të vazhdueshme, bombardime, vdekje të vazhdueshme aty pranë.”

Autoritetet ukrainase “po bëjnë gjithçka për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar heronjtë tanë ushtarakë” që mbrojnë Mariupolin, shtoi Zelensky. “Ka njësi të ndryshme. Kanë shumë të plagosur, por nuk dorëzohen. Ata mbajnë pozicione. Edhe ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje për sigurinë e këtyre njerëzve.”

Të dielën, mbi 100 civilë u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal ku kaluan dy muaj duke u strehuar nën tokë nga sulmet ruse.

Është e paqartë se sa civilë mbeten të bllokuar në uzinë, sipas një zëdhënësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Pas