Ekzistojnë dyshime nëse pakistanezi i dyshuar që është në paraburgim, është shoferi i kamionit që dje u përplas në një treg krishtlindjesh në Berlin dhe vrau të paktën 12 njerëz, deklaroi Klaus Kand, shef i policisë në Berlin.
“Tani për tani është e paqartë nëse i dyshuari ka qenë shofer i kamionit”, deklaroi Kandt në konferencë për shtyp.
Në sulmin e kryer dje një kamion i madh u përplas në një treg krishtlindjesh në një rrugë të frekuentuar në Berlin dhe me këtë rast jetën e humbën 12 njerëz dhe të paktën 48 janë lënduar.
Burri 23 vjeçar i identifikuar si pakistanez i cili kërkon azil në Gjermani, u arrestua pas sulmit dhe sipas mediave gjermane, mohon çfarëdo përfshirje në sulm.
Kemi njeri të gabuar dhe për këtë shkak ka edhe një situatë të re. Kryerësi i vërtetë është ende i armatosur dhe mund të bëjë dëm të ri”, publikoi Velt, duke cituar burim në policinë gjermane.
I dyshuari tjetër, burrë me shtetësi polake i cili ka qenë bashkudhëtar, është gjetur i vdekur në kamion.